19 të vdekur nga zjarri në një hotel në Kinë
Zjarri që kaploi hotelin “Beilong Hot Spring” në Kinë i zuri mysafirët që ishin aty në gjumë, duke nisur para orës 5 të mëngjesit e duke mos arritur që të shuhet deri në orën 8.
Mysafirët në hotel ishin mbledhur për shkak të maratonës ndërkombëtare që do të mbahej nesër, e që tërheq mijëra njerëz çdo vit.
Udhëheqësia e qytetit lajmëroi se deri më tani janë konfirmuar 19 të vdekur, e 18 të tjerë janë të lënduar që po trajtohen në spital.
Shkaku i zjarrit është ende duke u hetuar.
Nuk ka ndonjë lajm nëse ndonjëri nga të vdekurit është garues në maratonën e cila tërheq rreth 30 mijë garues çdo vit.
Ende nuk duhet nëse maratona do të mbahet sipas planit.
Zjarri i fundit në një hotel në Kinë kishte ndodhur gjatë shkurtit të vitit të kaluar, ku 10 persona kishin humbur jetën, ndërsa në prillin e këtij viti një bar ku këndohej karaoke ishte djegur duke lënë 18 viktima.