19 vjet nga masakra e Izbicës
28 mars 2018
| 08:12
Sot bëhen 19 vjet që kur ndodhi masakra e Izbicës, ku u vranë 150 shqiptarë të Kosovës.
Më 28 mars 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë në Izbicë të Skënderajt.
Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së.
Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë.
Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshatarët e kësaj ane në fshatin Izbicë, por forcat serbe i zhvarrosën kufomat duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosovë e Serbi. /KosovaPress/