19 vjet pa ju!
Haxhi Shala
Sot shënohet përvjetori i nëntëmbëdhjetë i shumë të rënëve në mbrojtje të identitetit dhe flijimit për liri, por edhe atyre civilë që nuk u kishin hak askujt vdekjen përveç Zotit!
Gjyshja ime, tezja dhe tezakja e babait tim dhe axha Bislim i imi (ky i fundit sakrifikojë jetën për të qëndruar pranë tyre nën përkujdesje dhe mbrojtje), nga shkëputja me pjesën tjetër të familjes, këta të katër ishin ekzekutuar barbarisht nga forcat serbe.
Ndërsa pjesa tjetër e familjes time iu kishte bashkuar mijëra civilëve drejtë Shqipërisë, ku në mesin e atyre turmave askush nuk mund t’i përshkruan hapat deri tek kufiri me Shqipërinë.
Gjatë asaj rruge të përgjakur, një pjesë e qytetarëve dhe sidomos atyre të rinj po ndaheshin nga turma e më pas po ekzekutoheshin, e disa vajza të reja kishin pranuar më parë të vriteshin…!
Nuk kishte mbetur njeri pa u plaçkitur e sharë, ku shumë nga këta kishin vdekur rrugës nga lodhja, sëmundjet dhe maltretimet…!
(Ky shkrim është marrë nga profili i tij në “Facebook”)