Forcat Speciale Shqiptare në stërvitje me X Navy Seal në SHBA

17 gusht 2019 | 15:15

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka publikuar fotografi të Forcave Speciale Shqiptare duke u stërvitur me grupin X Navy Seal në SHBA.

“Më të mirët stërviten me më të mirët!”, ka shkroi Xhaçka në “Facebook”, ku ka publikuar edhe fotografitë.

“Forcat Speciale Shqiptare, treguan aftësi mbresëlënëse gjatë stërvitjes “Joint Combined Exchange Training”, me grupin e X të Navy Seal nga SHBA. Forcat Speciale rikonfirmojnë besimin që gëzojnë në sytë e aleatëve edhe në operacionet delikate siç janë ato kundër sulmeve terroriste”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjekët e Klinikës së Syve kanë aplikuar për herë të…