Zëvendësguvernatori Ismajli vizitë pune në Stamboll
Në funksion të shkëmbimit të përvojave dhe njohjes me zhvillimet e reja në fushën e shërbimeve të pagesave, zëvendësguvernatori për Operacione Bankare në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), Lulzim Ismajli dhe Drejtori i Sistemit të Pagesave, Dardan Fusha, vizituan institucionin për procesimin e pagesave me kartela ‘Bankalararasi Kart Merkezi’ (BKM) në Stamboll, të themeluar nga sektori bankar në Turqi.
“Delagacioni u takua me Kryesuesin e BKM-së, Soner Canko, zëvendëskryesuesit Cenk Temz dhe Pelin Guven. Gjatë kësaj vizite u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e pagesave dhe modelin e adaptuar nga sektori bankar në Turqi për shrytëzimin e teknologjive të reja në rritjen e përdorimit të instrumenteve të pagesave elektronike”, është thënë në njoftimin e BQK-së duke u shtuar se përfaqësuesit e BKM-së i ndanë përvojat e tyre në themelimin e qendrës procesuese dhe benefitet, si dhe sfidat me të cilat janë përballuar gjatë ndërtimit të sistemit, por edhe për sfidat e tyre aktuale për arsye të dinamikës së shpejt të zhvillimeve në fushën e pagesave. “Gjithashtu, përfaqësuesit e BKM-së shprehen gatishmërinë për ofrimin e njohurive dhe përvojave për BQK-në lidhur me adaptimin e një zgjidhje të ngjashme për procesimin e pagesave me kartela në Kosovë. Në përmbyllje të takimit përfaqësuesit e dy institucioneve u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe takimin e radhës ta mbajnë në BQK në një të ardhme të afërt”, është thënë në njoftimin e BQK-së.