194, numri i telefonit që ferizajasit mund të thërrasin për rastet e dyshuara me koronavirus
Komuna e Ferizajt ka bërë me dije se qytetarët ferizajas tashmë kanë mundësinë të lajmërohen në numrin 194, për të gjitha rastet që dyshojnë se janë të prekur me virusin COVID-19.
Pavarësisht kësaj, kjo komunë ka bërë me dije se deri Ferizaji është i paprekur nga koronavirusi.
“Kjo pasiqë me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj vuri në dispozicion këtë numër emergjent për të reaguar menjëherë në rastet e dyshuara me COVID-19. Njëkohësisht, ekipet profesionale te mjekëve vazhdimisht po ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët e nga ku doli konstatimi i bazuar nga raportet e punës se Ferizaj ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19. Këtë konstatim shprehu koordinatori lokal për këtë çështje, njëkohësisht drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi. Apeli për të qëndruar në shtëpi, për të shmangur daljet e panevojshme është mese i domosdoshëm për ta tejkaluar më lehtë këtë situatë”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.