Duke larë enët dhe fshirë shtëpinë, një burrë mundohet ta “joshë” gruan me foto seksi
03 shtator 2019
| 11:09
Ne të gjithë kemi mënyrat tona se si i bëjmë punët e shtëpisë. Një burrë ka postuar në profilin e vet në “Facebook” një seri fotosh duke bërë punët të cilat kanë marrë 425 000 pëlqime dhe njerëz që e kanë komentuar.
Duke përdorur fshesën me rrymë, duke larë enët dhe duke bërë punë të tjera shtëpie, Michael Onk ka shkruar si diçiturë në këto foto frazën “Si t’i dërgosh foto seksi partneres tënde”.
Michael Onk e ka një shpjegim për idenë e tij.
“Ishte e premte dhe shtëpinë e kishim rrëmujë. Gruaja ime po punonte vullnetare në një strehë për femrat e dhunuara dhe mua nuk më lejohej të qëndroja aty. Kështu që vendosa ta pastroja shtëpinë me themel. I hodha fotot në ‘Facebook’ sepse m’u dukën për të qeshur”, ka shkruar Michael Onk.