Sonte përballen Franca dhe Shqipëria
07 shtator 2019
| 13:29
Kombëtarja e Shqipërisë do të ketë punë të vështirë në ndeshjen e pestë në kualifikueset për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, pasi sonte (e shtunë) i shkon kampiones aktuale të botës, Francës.
Kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj, beson se shanset e ekipit kuqezi përballë Francës për të nxjerrë rezultat pozitiv ekzistojnë.
“Ne duam rezultat pozitiv. Nuk vijmë këtu për të humbur. Franca është Francë, por jam i sigurt se me këtë grup dhe me këtë trajner (Edy Reja) ne do t’i tregojmë vlerat tona. Ne shkojmë me idenë për të marrë pikë, një ose tri, me lojë të mirë dhe duke fituar terren. Sigurisht se do të përballemi me një ekip më të fortë, por
Shqipëria mund të fitojë”, ka thënë Hysaj.
/Epoka e re/