Mustafa: Çdo kandidat i LDK-së për deputet që ka probleme me ligjin do të largohet nga lista
07 shtator 2019
| 15:25
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se çdo kandidat i kësaj partie që identifikohet që ka probleme me ligjin do të largohet nga lista.
“Të nderuar qytetarë çdo kandidat i LDK-së që identifikohet se ka pasur dhe ka problem me ligjin do të nxirret nga lista për deputetë të LDK-së. Do të veprohet sipas ligjit edhe për z. Raçi, për të cilin ka raportuar Koha Net”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/