Challandes pas fitores: Lojtarët ishin të gatshëm të vdisnin në fushë

07 shtator 2019 | 17:33

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është ndarë jashtëzakonisht i kënaqur me performancën e ekipit të tij në fitoren ndaj Çekisë.

Kosova e fitoi këtë përballje me rezultat prej 2 me 1 për të rritur gjasat për kualifikim në Euro 2020, transmeton Koha.net.

“Ishte karakteri i ekipit. Ne pranuam gol, por ekipi nuk u dorëzua dhe lojtarët ishin të gatshëm të vdisnin në fushë. Ishte një performancë e jashtëzakonshme e ekipit”, ka thënë Challandes.

Ai thotë se Kosova do të luftojë deri në fund.

“Nuk dua të flas momentalisht për vendin e parë, do të luftojmë deri në fund. Ne do të luajmë ndaj Anglisë, e Malit të Zi e në fund ndaj Çekisë. Nuk mund të them se ndeshja ndaj Malit të Zi do të jetë vendimtare, por ne duhet të fitojmë atë ndeshje. Duhet të mbajmë këmbët në tokë. Është një vazhdimësi shumë e mirë (me 15 ndeshje pa humbje) dhe duhet ta uroj ekipin”, u shpreh Challandes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkruar në llogarinë e…