2.1 % e pacientëve të shëruar nga Covidi u infektuan sërish
Qendra e Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) raportoi të premten e 16 prillit, se 2.1 % e pacientëve të shëruar nga Covid-19 janë infektuar për herë të dytë.
Nga 7 829 pacientë të cilët u shëruan, 163 u infektuan përsëri.
Aktualisht është e paqartë pse pacientët janë infektuar sërish dhe ky fenomen po shqyrtohet nga ekspertët. Shumica e tyre mendojnë se nuk ka gjasa që dikush të infektohet përsëri pasi të shërohet nga koronavirusi.
Është e mundur që çështjet me testimin, ose sasi të ndryshme të ARN virale në trup, të cilat kërkojnë testet, mund të shpjegojnë pse pacientët e shëruar rezultojnë përsëri pozitiv me Covid-19.
KCDC raporton se testet pozitive u kthyen midis 24 orëve dhe 35 ditë, por mesatarja ishte rreth 13.5 ditë pas daljes nga izolimi.
Deri më tani në Korenë e Jugut janë shënuar 230 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 10 635 persona.