2.11 miliardë dollarë për Brooklyn Nets, një shitje rekord

15 gusht 2019 | 17:02

Skuadra amerikane e basketbollit, Bruklin Nets është drejt finalizimit të një shitjeje rekord prej 2.11 miliardë Dollarësh.

Xhozef Tsai, bashkëthemeluesi i platformës më të madhe të shitjeve në internet, Alibaba, do të bëhet pronari i ri i ekipit. Kjo është shifra më e lartë e paguar ndonjëherë në histori për një skuadër, pavarësisht llojit të sportit.

Manjati i lindur në Tajvan por që është me të gjitha të drejtat një qytetar kanadez, hyri në bordin e Bruklin Nets duke paguar fillimisht 49% të aksioneve të skuadrës që militon në NBA. Xhozef Tsai arriti të merrte një klauzolë që e lejonte të përvetësonte edhe pjesën e mbetur brenda verës së vitit 2021, por palët vendosën për manovrën gjigante financre, dy vjet nga skandenca.

Bashkëthemeluesi i Alibaba që ka një pasuri prej 10 miliardë Eurosh, kërkon ta kthejë skuadrën e Nets një prej më të fuqishmeve në kampionatin amerikan të basketbollit. Parashikimet për këtë sezon janë me një rritje prej 10% të fitimit, nga marketingu, shitja e biletave dhe tërheqja e sponsorëve. Një rol të madh do të luajë dhe rikthimi i Kevin Durant në tapet, vitin e ardhshëm, pas rikuperimit nga dëmtimi i rëndë. /TCH/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka konfirmuar se në garë për çmimin “Lojtari i…