2 192 raste aktive me Covid në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar së ne vendin tonë janë aktive 2192 raste me Covid-19.
Në raportin 24-orësh të IKShPK-së, është bërë me dije se nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë paraqitur 17 943 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 049 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 186 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (MIQ, QKUK). Numri total i rasteve pozitive është 17 943 raste nga 87 147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 192”, ka njoftuar IKShPK-ja.