2 390 raste të reja me Covid në Kosovë

30 janar 2022 | 14:46

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar 2 390 raste të reja me Covid-19.

Sipas MSh-së, gjatë kësaj periudhe kohore nuk është  regjistruar ndonjë rast i vdekjes.

“Nga 10.336 testime, 2.390 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 1.291 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 166.282. Në total numri i rasteve aktive është 35.051”, ka njoftuar ministria.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka shkruar në…