2 400 familje gjakovare janë ndihmuar gjatë pandemisë

29 qershor 2020 | 15:44

Gjatë mbledhjes së katërt të Komitetit për Komunitete të Kuvendit të Komunës së Gjakovës, Ferdinand Kolaj, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë, ka bërë me dije se nga shpallja e pandemisë Covid-19, e deri më sot në këtë komunë rezultojnë rreth pesëdhjetë persona të infektuar me koronavirus.

Aktualisht, pas zbutjes së masave, respektivisht pas heqjes së masave restriktive, aktivë janë mbi tridhjetë raste. Ndërkohë, vetëm një person gjatë muajit prill, ka përfunduar me fatalitet-vdekje.

Përpos masave të ndërmarra, Kolaj ka njoftuar se deri më tani me ndihma në pako janë ndihmuar mbi 2400 familje.

Nga Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim është dhënë informata mbi fillimin e fushatës për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë, ku përpos fëmijëve të komunitetit RAE, janë të përfshirë edhe fëmijët tjerë të riatdhesuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Ushtri e lavdishme në…