2 640 raste aktive me Covid në Kosovë

11 gusht 2021 | 07:43

2 640 raste aktive me Covid-19 janë në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Dy viktima nga koronavirusi janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Të vdekurit janë nga Prizreni dhe Rahoveci.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martën edhe 562 raste të reja me Covid-19.

Shifra bazohet në 5.272 mostra të testuara. Në përqindje, 10.6 e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Më së shumti të infektuar janë regjistruar në Prishtinë, 100 e pasuar nga Klina me 46 dhe Gjilani me 44 të infektuar.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 164 persona.

Në njoftim thuhet se janë shëruar 78 pacientë nga Covid-19.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 110,756 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,273 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Përgjatë së hënës ndonjërën nga këto vaksina e kanë marrë 17.085 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 170.852 ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 504.817.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga data 30 mars e vitit 2021 secili qytetar…