2.7 milionë banorë të Nju Jorkut mund të ishin infektuar me koronavirus pa pasur simptoma

24 prill 2020 | 11:17

Shkruan: Bujar Berisha

Të dhënat preliminare pas administrimit të 3000 testeve në 9 rrethe të Shtetit të New Yorkut treguan se 14.9% e qytetarëve të shtetit posedojnë antitrupa, apo në gjuhën mjekësore janë asimptomatikë. Shteti i New Yorkut ka një popullatë prej 19.5 milionë banorësh.

Diferenca në numrin e të infektuarve në mes tëmegapolisit të New Yorkut dhe rretheve më pak tëpopulluara është e madhe: në qytet u testuan 43% e numrit të përgjithshëm të të testuarve dhe asimptomatikë dolën 21.2%. Jashtë qytetit u testuan 32.8% të numrit të përgjithshëm, 3.6% dolën pozitivë.

57% e numrit të përgjithshëm e të testuarve ishin qytetarët e bardhë, vetëm 9% dolën asimptomatikë. Ndërsa afrikano-amerikanët, nga 14.3% e të testuarve dolën 22.1 të infektuar. Përqindje gati të njëjtë sikur afrikano-amerikanët e të infektuarve kanë qytetarët hispanikë me 22.5% pozitivë nga 17.6% e të testuarvetë përgjithshëm.

52% e të testuarve të përgjithshëm ishin të gjinisë femërore, vetëm 12% dolën pozitivë. Ndërsa nga 48% të të testuarve të gjinisë mashkullore, 16% dolën pozitivë. Nga 8.8% e të testurarve të qytetarëve aziatikë, 11.7% dolën pozitivë.

15.9% dolën pozitivë ishin të moshës mes 25-34 vjeçare,13.6% dolën pozitivë ishin mes moshës 35-44 vjeçare. 16.7% dolën pozitivë ishin mes moshës 45-54 vjeçare, 14.9% dolën pozitivë ishin mes moshës 55-64 vjeçare, 11.9% dolën pozitivë ishin mes moshës 65-74 vjeçare, dhe 13% dolën pozitivë ishin të moshës mbi 75 vjeçare.

Vetëm 8.2% të qytetarëve nën moshën 25 vjeçare dolën pozitivë.

New York, 24 prill

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot, së bashku me këshilltarin…