2 847 teste për Covid-19, vetëm një pozitiv në Formula 1
25 gusht 2020
| 18:02
“FIA dhe Formula 1 konfirmojnë se nga data 14 deri më 20 gusht janë kryer 2 847 teste për Covid-19 te pilotët, skuadrat dhe personeli. Nga këto teste, vetëm një person ka rezultuar pozitiv”, thuhet në komunikatën e FIA-s.
Ky është numri më i vogël i testeve të kryera nga FIA gjatë këtyre ditëve krahasuar me javët e mëparshme për shkak se nuk ka pasur garë fundjavën e shkuar. FIA dhe Formula 1 nuk kanë bërë me dije emrin e personit që ka dalë pozitiv dhe kanë deklaruar se këtë gjë do ta bëjnë edhe javët në vijim.
“Nuk do të japim asnjë detaj specifik në lidhje me skuadrat apo individët që do të rezultojnë pozitivë me koronavirus gjatë testeve që kryejmë. Rezultatet do të bëhen publike çdo 7 ditë”, thuhet në komunikatë.