2 Korriku pëson humbje të thellë ndaj Dynamo Kyivit

27 nëntor 2024 | 15:13

Ekipi i 2 Korrikut U19 ka pësuar humbje me rezultat 5-0 ndeshjen e parë ndaj Dynamo Kyivit në kuadër të “play-off”-it të UEFA Youth League apo Ligës së Kampionëve për të rinj.

Ekipi prishtinas nuk ka arritur të tregoj formën e tyre më të mirë në ndeshjen ndaj ukrainasve të zhvilluar në stadiumin “Stali Staloëa Ëola” në Poloni. Shënues për Dynamon ishin Kyrylo Osypenko dhe Matvii Ponomarenko në pjesën e parë, kurse në të dytën Ponomarenko shënoi dhe dy gola të tjerë, derisa Ivan Andreyko shtoi një gol.

Ndryshe, ndeshja kthyese parashihet të luhet më 11 dhjetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Fituesi i kësaj ndeshje i bashkohet fazës së 1/16-tës në Ligën e Kampionëve për të rinj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ngritur aktakuzë ndaj dy personave. Prokuroria Themelore e Prizrenit,…