2 metër borë në Mashkullorë, izolohen banorët e Panaritit në Korçë
05 janar 2025
| 15:23
Reshjet e borës gjatë 24 orëve të fundit në zonat malore të juglindjes kanë sjellë probleme në aksin Vithkuq-Shtyllë-Panarit duke izoluar banorët e këtij fshati për 24 orë.
A2 CNN mëson se në zonën e njohur si Mashkullorë dëbora ka arritur në 2 m lartësi në vende ku ka fryrë erë me dëborë, ndërsa në pjesën tjetër të aksit trashësia është mbi 50 cm.