2 mijë e 451 lindje gjatë muajit korrik në Kosovë

18 shtator 2023 | 13:17

Vetëm gjatë muajit korrik janë regjistruar 2 mijë e 451 lindje. Por meshkujt vazhdojnë të prijnë me numër më të madh. Nga 2 mijë e 451 lindje, 1 mijë e 273 prej tyre janë meshkuj. Ndërsa 1 mijë e 178 janë femra.

“Në muajin korrik 2023 janë regjistruar 2 451 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 273 lindje janë meshkuj dhe 1178 lindje janë femra”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit