“2-NAMIT”, lanson këngën ‘Për ty Reon”
2-NAMIT, me të vërtet na emocionoi me një këngë dedikuar një djaloshi të vogël që ndërroi jetë nga një sëmundje para disa muajsh
Ai vjen nga Maqedonia e Veriut, përkatësisht nga Tetova, një talent vërtet i rrallë që me këngët e tij të veçanta dinë të trokas në zemrat e njerëzve.
Së fundmi ai ka realizuar një këngë dedikim për një djalosh të vogël.
“Për ty Roen”,quhet kënga dedikuar një djali të vogël nga Prishtina, që ndërroi jetë nga një sëmundje në zemër.
Në këngën e tij ai për një moment futet në brendësinë (ndjenjat)e prindërve të tij dhe tregon në këngë se si janë ndjerë prindërit prej lindjes së vogëlushit e deri kur ka ndërruar jetë.
Pasi panë këtë këngë dedikim shumë njerëz të njohur vërtet u prekën shumë, por kuptohet më së shumti emocionet, merzinë dhe ndjenjat e veçanta i kishin prindërit ku nëpërmes këngës rikujtuan kujtimet me Roenin e vogël.
Prindërit e Roenit, Meritoni dhe Ermira, dy prindër të mrekullueshëm shpërndanë këngën si dhe bashkëngjitën një postim në rrjetet sociale me të vërtet prekë, ku ndër tjera ato u shprehën:
-Sa rëndë të mendojmë që sot po bëhen një muaj pa ty djali ynë. Nuk gjejmë dot fjalë për ta shprehur dhimbjen, pikëllimin, mungesën dhe zbrazëtinë që ke lënë në zemrat tona. Dashuria jote ndjehet kudo në mesin tonë, ashtu sikur edhe ti gjithmonë do jesh i pranishëm në shpirtin e në mendjen tonë. Do të kemi udhërrëfyes të heshtur, do të shohim në ëndrra, do të flasim për ty me zërin tënd të ëmbël, sepse ndryshe nuk dimë dhe nuk mësohemi pa ty. Po vjen vera pa ty, po vjen e ftoftë pa buzëqeshjen tënde.
Për ty malli sot është i madh, po qan syri e po të kërkon zemra. Vdekja jote ishte shumë e hidhur, dhe shumë e rëndë për ne, saqë nuk po mund të pajtohemi ende me shkuarjen tënde. S’ka fjalë, s’ka ngushëllim, s’ka lot që mund ta shuaj dhimbjen që kemi për ty Roen. Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, kujtimi dhe malli asnjëherë nuk treten, do të jenë gjithmonë pjesë e jetës sonë. Krenohemi që të patëm! Engjulli jonë 🕊️
Më poshtë mund të gjeni edhe linkun e këngës!👇