2 raste pozitive me Covid
30 janar 2023
| 11:34
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është raportuar për të vdekur me Covid-19, kurse dy persona kanë rezultuar pozitiv. Dhjetë persona janë shëruar nga koronavirusi.
Ndërsa të raportuar janë dhe tre (3) qytetarë të hospitalizuar sipas njoftimit të IKSHPK-së. Aktualisht në nivel vendi janë 53 raste aktive me Covid-19.