2-shi i Koalicionit për Familjen, Selim Pacolli: 500 euro në muaj për fëmiun e parë, 750 për të dytin, 1000 për të tretin

21 janar 2025 | 22:19

Selim Pacolli, kandidat i Koalicionit për Familjen për deputet ka thënë se koalicioni nëse vjen në pushtet synon ta nxisë natalitetin.

Ai ka premtuar pushim me pagesë 2-vjeçar për lehona.

“500 euro në muaj për fëmiun e parë, 750 euro për fëmiun e dytë dhe 1000 euro për fëmiun e tretë”, ka thënë Pacolli.

Ai tutje ka shtuar se do të ketë lehtësira tatimore për familjet me më shumë fëmijë, “duke e bërë më të lehtë rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre”.

https://www.facebook.com/share/v/15bFttobkk/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatit të LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamjet…