2-shi i Koalicionit për Familjen, Selim Pacolli, luftëtari i UÇK-së që vazhdon ende ta “dridh” Serbinë

02 janar 2025 | 20:35

Selim Pacolli, ish-nënkryetari i Prishtinës, biznesmeni dhe politikani i njohur, i ka hyrë garës për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit. Pacolli garon në Koalicionin për Familjen dhe renditet i dyti në listë për deputet.

Pacolli, i cili është vëllai i lideri të AKR-së, biznesmenit të njohur dhe humanistit të madh, Behgjet Pacolli, në vitin 2017 në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës kishte arritur t’i befasonte të gjithë me fushatë simpatike dhe tejet interesante, duke u renditur i treti.

Por, për ata që nuk e njohin para vitit 1999, Selimi ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Dhe kjo e kaluar krenarie e Selim Pacollit ende i bën nervoz mediat në Serbi.


Së fundmi, gazeta nacionaliste serbe Alo, në një artikull të publikuar më 12 dhjetor, e ka vendosur në ballinë Pacollin. Me një titull hegjemonist, siç dinë atje të bëjnë, Alo e paraqet Pacollin me uniformën e UÇK-së dhe kinse ai “sërish do të vriste serbë”.

“Pacolli sërish do të vriste serbë! Vëllai i financuesit kryesor të UÇK-së kërcënon popullin dhe kishën”, shkruan gazeta që financohet nga regjimi i Vuçiqit, duke ia huqur komplet dhe duke nxitur urrejtje ndaj shqiptarëve.

Ndaj këtij artikulli tendencioz ka reaguar Pacolli. “…dje, sot, nesër e në çdo kohë e moment që e kërkon Atdheu! Ne nuk i luftuam e nuk do ti luftojmë qytetarët tanë lojal, kushdo qofshin ata, amo Bandat, Kriminelët, Paramilitarët dhe Terroristët që e luftojnë shtetin tonë, do t’i luftojmë deri në fund të motit, deri sa kjo tokë të frymoj lirshëm dhe të ofroj siguri për secilin qytetar të saj!”, ka shkruar Selim Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga PDK-ja, afaristi, Shahin Dervishaj, ka marrë…