2-shi i Vetëvendosjes: E mbyllën ditën në fshatin e Afrim Zhitisë, në Lluzhanin e vetëvendosur

26 janar 2025 | 23:40

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i cili në listën zgjedhore të subjektit të vet, garon me numrin 2, ka thënë se s’ka më mirë sesa ta përfundon ditën me një tubim flakë në Besianë.

Postimi i plotë i Konjufcës:

Nuk ka mënyrë më të mirë për ta përfunduar ditën se me një tubim flakë në Besianë.

Në fshatin e Afrim Zhitisë, në Lluzhanin e vetëvendosur, salla e stërmbushur cep më cep brohoriste fort për numrin 118, për fitoren e madhe të 9 shkurtit.

VETËVENDOSJE! është subjekti.

Na prinë Kryeministri i tashëm dhe i ardhshëm Albin Kurti. Fitorja është e 500 mijë zemrave, e Republikës, e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka publikuar një…