20 646 të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit

10 shtator 2021 | 15:09

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit  janë dhënë 20 646 vaksina kundër Covidit.

Sipas kësaj ministrie, deri më tani janë administruar 995 930 vaksina.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 646 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës. Deri më sot 347 344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…