Më 20 dhjetor protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës

17 dhjetor 2017 | 23:29

Të mërkurën, më 20 dhjetor, do të protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Protesta do të mbahet para zyrave të KEDS-it, në orën 12:00. “Kjo protestë thirret nga një grup qytetarësh pa prapavijë partiake. Disa nga qytetarët e grupit organizativ ishin të përfshirë në protestat e vitit 2013 kundër skandalit të fryrjes së faturave nga KEK-u dhe disa të përfshirë në protestat me hashtag #protestoj. Protesta ka për qëllim parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në ngjarjen e paralajmëruar në rrjetin social “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Koosvës (AAK) për komunën…