20 ekipe të BE-së monitorojnë zgjedhjet në Shqipëri
06 mars 2022
| 11:05
Skuadra e Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri këtë të dielë është ndarë në gjashtë bashkitë e vendit, për të monitoruar procesin zgjedhor me 20 ekipe.
Këtë e ka bërë me dije zyra e BE-së në Shqipëri, përmes një postimi në median sociale “Twitter”.
Bëhet fjalë për Bashkinë e Durrësit, Vorës, Lushnjës, Rrogozhinës, Dibrës dhe Shkodrës.
Election Day 🗳
Albanian🇦🇱 citizens in 6 municipalities are voting today to elect the new mayors. #TeamEurope 🇪🇺 is on the ground watching the elections with 20 teams in #Durrës, #Vora, #Lushnja, #Rrogozhina, #Dibra and #Shkodra. pic.twitter.com/9GVeWfiCXf— EU in Albania (@EUinAlbania) March 6, 2022