20 futbollistët më të paguar në botë
“France Football” ka publikuar listën e përvitshme të futbollistëve më të paguar në botë me superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, që prin në këtë garë.
Edhe pse s’ka fituar “Topin e Artë” që nga viti 2015, argjentinasi fiton më shumë se Cristiano Ronaldo që e fitoi atë më 2016 dhe 2017, teksa më i miri i botës për vitin 2018, Luka Modriq dështoi të hynte në top 20-she. Atë madje e kanë mposhtur edhe bashkëlojtarët e tjerë te Reali, Gareth Bale, Toni Kroos e Sergio Ramos. “Goal” ka renditur 20 lojtarët që kanë fituar më së shumti me pagë, bonuse dhe reklama në vitin e fundit.
Lista e futbollistëve
20.Sergio Ramos (Real Madrid) – 23 milionë euro
19.Paul Pogba (Manchester United) – 23.3 milionë euro
18.Hulk (Shanghai) – 23.4 milionë euro
17.Kevin De Bruyne (Manchester City) – 23.5 milionë euro
16.Sergio Aguero (Manchester City) – 24.3 milionë euro
15.Oscar (Shanghai) – 24.3 milionë euro
14.Kylian Mbappe (PSG) – 25 milionë euro
13.Mesut Ozil (Arsenal) – 25.8 milionë euro
12.Toni Kroos (Real Madrid) – 26.3 milionë euro
11.Gerard Pique (Barcelona) – 27 milionë euro
10.Luis Suarez (Barcelona) – 28 milionë euro
9.Ezequile Lavezzi (Hebei China Fortune) – 28.3 milionë euro
8.Philippe Coutinho (Barcelona) – 30 milionë euro
7.Alexis Sanchez (Manchester United) – 30.7 milionë euro
6.Andres Iniesta (Vissel Kobe) – 33 milionë euro
5.Gareth Bale (Real Madrid) – 40.2 milionë euro
4.Antoine Griezmann (Atletico Madrid) – 44 milionë euro
3.Neymar (PSG) – 91.5 milionë euro
2.Cristiano Ronaldo (Juventus) – 113 milionë euro
1.Lionel Messi (Barcelona) – 130 milionë euro