20 klubet që kanë shpenzuar më së shumti në pesë vitet e fundit
Sajti i specializuar “Tifosy” ka publikuar shifrat e shpenzimeve të klubeve në merkato në pesë sezonet e fundit teksa vihet re dominimi absolut i Chelseas.
Londinezët kanë shpenzuar plot 1.2 miliard euro në pesë vitet e fundit, teksa vlen të theksohet se plot 588 milionë euro, ose 49 % e totalit, i ka shpenzuar vetëm në vitin e fundit, nën presidencën e Tod Boehly. Pas londinezëve, klubi i dytë që ka shpenzuar më shumë është Juventusi, që ka çuar 837 milionë euro për merkaton në pesë vitet e fundit.
Podiumin e plotëson Barcelona, me 776 milionë euro të shpenzuara, ndërsa 20-shën e parë e mbyllin katër skuadra italiane si Roma me 465 milionë euro, Milani me 455 milionë euro, Interi me 445 milionë euro dhe Napoli me 438 milionë euro.
Lista e 20 klubeve:
Chelsea: 1,2 miliard euro
Juventus: 837 milionë
Barcelona: 776 milionë
Manchester United: 769 milionë
Manchester City: 708 milionë
Arsenal: 674 milionë
PSG: 646 milionë
Real Madrid: 629 milionë
Atletico Madrid: 587 milionë
West Ham: 524 milionë
Wolverhampton: 516 milionë
Aston Villa: 507 milionë
Liverpool: 494 milionë
Tottenham: 493 milionë
Newcastle: 479 milionë
Monaco: 478 milionë
Roma: 465 milionë
Milan: 455 milionë
Inter: 445 milionë
Napoli: 438 milionë