20 kombëtaret e kualifikuara deri më tani në ‘Euro 2024’

20 nëntor 2023 | 23:14

20 kombëtare evropiane kanë siguruar edhe zyrtarisht deri më tani kualifikimin në Kampionatin Evropian 2024 që mbahet në Gjermani.

Të hënën mbrëma (sot) edhe tri kombëtare tjera siguruan plasmanin në “Euro 2024”. Italia, Çekia dhe Sllovenia janë kombëtaret që siguruan Evropianin.

Gjermania ka qenë skuadra e parë si vendi pritës, e me radhë sipas kohës kur janë kualifikuar kanë siguruar biletën edhe Belgjika, Franca, Portugalia, Skocia, Spanja, Turqia, Austria, Anglia, Hungaria, Sllovakia, Shqipëria, Danimarka, Holanda, Rumania, Zvicra, Serbia, Italia, Çekia dhe Sllovenia janë të gjitha kombëtaret e kualifikuara zyrtarisht.

Ndërkohë që dilema e vetme për sa i përket kualifikueseve mbetet ai në Grupin D, ku Kroacia dhe Uellsi janë në garë për një vend në Evropian.

Tashmë ka mbetur vetëm verdikti i Grupit D dhe “play-off”-i i Ligës së Kombeve që do të caktojnë tri emrat që plotësojnë kuadrin e 24 ekipeve pjesëmarrëse në “Euro 2024”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar…