20 milionë euro janë në dispozicion për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja
Për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale edhe njëherë është deklaruar ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.
Selimi ka thënë se mjetet për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja është paraparë me buxhetin e kësaj ministrie.
Ai ka bërë me dije se janë 20 milionë euro që do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve. Prej tyre 7 milionë janë ndarë me amandamentim në Kuvendin e Kosovës gjatë rishikimit buxhetor, ndërsa 13 milionë, Selimi ka thënë se janë në buxhetin rezervë
“Ne e kemi buxhetin e caktuar të Ministrisë së Drejtësisë, buxhet i cili ka të bëjë me divizionin për mbrojtën e të akuzuarve potencial është një detyrë e jona që na obligon ligji dhe është ligji që merret me mbrojtjen e të akuzuarve potencialë. Nga ky ligj kanë dalë tri udhëzime administrative që tregojnë si ndahen ato fonde. Janë publike. Ne kemi 7 milionë euro që janë ndarë me amendamentimin në Kuvend gjatë rishikimit buxhetor dhe 13 milionë euro që janë në buxhetin rezervë. Krejt i kemi 20 milionë euro që do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve”, ka thënë Selimi.