![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/COVID-19-VAKSINA.jpg)
20 milionë të infektuar me koronavirus në botë
10 gusht 2020
| 08:42
Numri i të infektuarve me koronavrius në botë ka kaluar 20 milionë. Sipas “worldometers”, deri më sot në mëngjes janë regjistruar 20 023 522 persona pozitivë. Nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 733 995, ndërsa janë shëruar gati 13 milionë pacientë nga Covid-19. Numri i rasteve aktive është 6 391 539, kurse mbi 600 mijë llogariten se janë në gjendje kritike për jetën.
ShBA-ja vazhdon të ketë numrin më të madh të të infektuarve dhe të vdekurve si pasojë e Covid-19, me rreth 5.2 milionë raste dhe mbi 165 mijë të vdekur.
Në Kosovë deri më sot janë shënuar 10 247 raste pozitive, kurse kanë vdekur 327 pacientë.