
Dënohet më 20 muaj burgim i akuzuari për mashtrim
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit F. S. në kohëzgjatje prej njëzet (20) muaj burgim.
I akuzuari, më 7 prill 2015, me anë të paraqitjes së rremë të fakteve me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e ka vënë në lajthim të dëmtuarin H. Sh., në atë mënyrë e ka mashtruar duke i shitur pronën e paluajtshme me numër çertifikate 4 – 2289, e cila pronë nuk evidentohej fare në emrin e tij, por në emër të vëllait të tij A. S..
“Kështu që, ka përpiluar kontratë për shitblerjen e palujtshmërisë në shumë prej 143.130,00 Euro dhe njëjtën ka arritur të vërtetoj tek notarja Liljana Keniq, bazuar në autorizimin e falsifikuar nr. 1989/15”, është thënë në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.
/Epoka e re/