20 parti, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur garojnë për zgjedhjet e 6 tetorit
07 shtator 2019
| 00:44
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Gjatë këtij afati të vendosur nga KQZ-ja, nga 27 gusht deri më 6 shtator, zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Eezi, ka bërë me dije se kanë aplikuar për certifikim dhe për listën e kandidatëve gjithsej 25 subjekte politike, prej tyre janë 20 parti politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur.
Listat e deputetëve do të bëhen publike pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).