20 persona të vdekur si pasojë e eksplodimit në një kishë në Filipine
27 janar 2019
| 15:24
Dy bomba në një katedrale katolike në jug të Filipineve, kanë lënë të vrarë 20 persona si dhe dhjetëra të plagosur. Eksplodimi i parë ndodhi gjatë meshës të së dielës, në kishën Jolo ku militantët islamikë janë mjaft aktivë.
Gjatë intervenimit të ushtarëve, një pajisje e dytë u gjet në një parking veturash.
Sulmi vjen disa ditë pas votimit për autonomi të plotë në zonën me shumicë myslimane.
Përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marrë askush. Jolo ka qenë për një kohë të gjatë bazë për militantët. Shumica e viktimave janë civilë.