20 profesionistë shëndetësorë i shtohen Gjilanit
09 gusht 2023
| 15:22
Pesë mjekë të përgjithshëm, 10 infermierë, 3 teknikë laborantë dhe 2 teknikë të farmacisë tani e tutje do të ofrojnë shërbime në QKMF për të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë.
“Ne do vazhdojmë të plotësojmë vendet e lira në personelin shëndetësor, njëkohësisht duke rritur kualitetin e shërbimeve profesionale dhe duke ofruar kushte cilësore për të gjithë ata që japin shërbime”,ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.