20 raste të reja me Covid dhe 10 mijë e 381 të vaksinuar

26 tetor 2021 | 14:59

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 20 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 10 mijë e 381 doza të vaksinës kundër Covid-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 542 975 doza të vaksinës. Deri më sot 707 296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2 072 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 256. Në total numri i rasteve aktive është 427”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë e Republikës së…