20 raste të reja me Covid dhe mbi 2 mijë të vaksinuar

22 dhjetor 2021 | 15:02

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 12 qytetarë.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 74 doza të vaksinës kundër Covid-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 659 012 doza të vaksinës. Deri më sot 778 403 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1 870 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 983. Në total numri i rasteve aktive është 322”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Republikës së Kosovës, Martin Berishaj, ka dorëzuar sot…