![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/haziri-3.jpg)
20 rastet të reja me Covid-19 në Gjilan, Haziri jep detaje
21 qershor 2020
| 22:41
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se nga testet e datës 18 qershor, i kanë 20 raste pozitive me Covid-19 , të cilat janë raste kontakti.
“Nesër dhe pasnesër presim listën e finalizimit të personave me kontakt si pasojë e rikthimit të infeksionit brenda territorit të komunës së Gjilanit”.
“Për Komitetin e Emergjencave, burimet janë të njohura si dhe personat. Kërkohet në mënyrë rigoroze respektimi i masave që çon në vetizolim dhe distancimin social”.
“Ju lutem, përshtatuni masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen. Virusi #Covid19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon me na mund”, ka shkruar Haziri në rrjetin social Facebook.