20-shi i NISMA-AAK, Vesel Krasniqi, po merr mbështetje masive në fshatrat e Malishevës
07 janar 2025
| 12:10
Kandidati për deputet nga radhët e NISMA-s Socialdemokrate ështe pritur në takim nga banorët e Tërpezës së Ulët.
Krasniqi ka shkruar se edhe këtu i është dhënë mbështetje kryetarit të këtij subjekti Fatmir Limaj.
Ish-ministri është kandidat nga radhët e koalicionit AAK-NISMA më numër 20
“Gjendja e rëndë e krijuar në Kosovë dhe diskriminimi i vazhdueshëm ndaj qytetarëve të Komunës së Malishevës nga kjo qeveri ka bashkuar qytetarët e Malishevës dhe të gjithë Kosovës. Më 9 shkurt, ata janë të vendosur të votojnë për liderin Limaj, si shpresa e vetme për të sjellë ndryshimin pozitiv për Malishevën dhe për mbarë Kosovën”, ka shkruar ndër të tjera ai.