20-shi i PDK-së, Altin Krasniqi: 25 vjetori i rinisë së PDK-së, dëshmi e rëndësisë së të rinjve në politikë
Altin Krasniqi, kandidat për deputet nga PDK-ja i cili garon me numrin 20 në listën zgjedhore të PDK-së, ka theksuar rëndësinë e të rinjve në politikë gjatë 25-vjetorit të rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës.
“25 vjetori i rinisë së Partisë Demokratike është dëshmi e rolit kyç që të rinjtë kanë në politikë dhe zhvillimin e shoqërisë. Sot, më shumë se kurrë, besojmë se e ardhmja e politikës dhe e vendit qëndron në duart e rinisë së angazhuar, vizionare dhe të guximshme. Së bashku, vazhdojmë ta fuqizojmë këtë rrugëtim,” ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka përcjellë bindjen se rinia është forca lëvizëse për një të ardhme më të mirë të Kosovës dhe ka theksuar përkushtimin e PDK-së në mbështetjen e tyre.
#PDK131
#BedriHamzaKryeministër
#MemliKrasniqi2
#AltinKrasniqi20