20-shi i PDK-së, Altin Krasniqi, nis rrugëtimin politik nga familja
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar listën e 110 kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Kjo listë, e cila nga PDK-ja është quajtur listë e ekipit fitues, përfshinë personalitete të rëndësishme që në kohë të ndryshme kanë dhënë kontribut për vendin.
Në mesin e këtyre personaliteteve është edhe Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit i cila në këto zgjedhje mban numrin e 20 në listën e PDK-së.
Altin Krasniqi, djali i ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka nisur zyrtarisht rrugëtimin e tij politik si kandidat për deputet nga radhët e PDK-së.
Nga shtëpia e tij në Negroc, Altini ndau emocionet dhe krenarinë për mbështetjen e jashtëzakonshme të familjes.
“Edhe pse ndjeva mungesën e babait në këtë moment të rëndësishëm, mbështetja dhe përkushtimi i familjes sime më japin forcë dhe motiv për të vazhduar këtë garë me përgjegjësi të plotë”, deklaroi Krasniqi.
Altin Krasniqi garon me numrin #20 në listën zgjedhore të PDK-së dhe synon të ndjekë gjurmët e familjes së tij në shërbim të vendit.