20 shkolla në Podujevë furnizohen me piano
06 janar 2023
| 15:00
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka përcjell nga afër performancën në piano të mësuesit të muzikës, Durim Rrahmani dhe nxënësve të shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik.
Ai ka thënë se muajve të fundit kanë furnizuar mbi 20 shkolla me pianino, ndërsa sipas kryetarit Bulliqi investimet në kabinete muzikore do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti.
“Ku synojmë të blejmë edhe instrumente të tjera muzikore. Viti 2023 do të jetë vit i investimeve të mëdha në përmirësimin e cilësisë në arsim”, ka thënë Bulliqi.