20 të vdekur dhe 932 raste të reja me Covid

30 gusht 2021 | 15:35
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 20 qytetarë, të cilët kanë qenë të infektuar me Covid.
Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 932 raste të reja me Covid.
“Nga 7 384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114 661. Në total numri i rasteve aktive është 26 525”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon të shënojë rritje numri i pacientëve të hospitalizuar me…