20 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Kaliforni

15 janar 2018 | 00:09

 

Pas stuhisë dimërore në Kaliforninë jugore Në rrëshqitjet e dheut pas stuhisë dimërore në Kaliforninë jugore, të paktën 20 njerëz kanë vdekur, njoftojnë zyrtarët lokalë.
Stuhia dimërore goditi Kaliforninë jugore të martën, duke sjellë shi rekord në shtetin amerikan dhe duke aktivizuar rrëshqitjet e tokës, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha për vendbanimet dhe infrastrukturën.
Viktima më e vjetër është Jim Miçel, i cili festoi ditëlindjen e 89 të tij një ditë më parë. Nga rrëshqitjet e dheut jetën e ka humbur edhe bashkëshortja e tij Alice, me të cilin ishin së bashku për më shumë se pesë dekada. Në rrëshqitjet e dheut jetën e kanë humbur edhe katër fëmijë, prej të cilëve më e reja është trevjeçarja Kyle Benitez, transmeton “Reuters”.

Këtë fundjavë, rreth 900 shpëtues i janë bashkëngjitur stafit prej rreth 2,100 personave, të cilët ishin tashmë të vendosur nga agjencitë federale të SHBA, duke përfshirë rojet bregdetare, marinën dhe Kryqin e Kuq. Zona e shkatërruar nga rrëshqitjet e dheut mbulon pothuajse 80 kilometra katrorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata ia ka vazhduar edhe për një muaj masën e…