20 të vrarë në Somali nga sulmi i grupit militant ‘al-Shaabab’

04 shtator 2022 | 13:43

Të paktën 20 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë, pasi militantët sulmuan disa automjete me ndihma ushqimore në rajonin qendror Hiiraan të Somalisë.

“Ata vendosën një bombë teksa njerëzit ishin në makinë dhe e hodhën në erë”, ka thënë  guvernatori i rajonit, Ali Jeyte Osman.

Grupi militant islamik “al-Shaabab”, ka thënë se kishte në shënjestër një grup të armatosur të lidhur me qeverinë. Militantët e lidhur me “Al-Kaedën” duan të përmbysin qeverinë qendrore.

“Al-Shabab” kontrollon pjesën më të madhe të Somalisë jugore dhe qendrore, por ka qenë në gjendje të shtrijë ndikimin e saj në zonat e kontrolluara nga qeveria me qendër në kryeqytetin Mogadishu.

Dy javë më parë luftëtarët e saj kanë sulmuar një hotel në kryeqytet dhe vranë më shumë se 20 njerëz, raporton “BBC”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se…