20-vjeçari ngacmohet seksualisht nga një mashkull tjetër në Vushtrri
Një mashkull dyshohet ta ketë ngacmuar seksualisht një mashkull tjetër 20-vjeçar në Vushtrri.
Rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate ku viktima ka raportuar në polici se derisa po qëndronte në një kafene në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, i dyshuari i kishte treguar atij se ”ka marrë pjesë në një koncert të komunitetit LGBTI”.
Dhe siç shkruan sinjali, në bisedë e sipër, viktimës nga i dyshuari i është pasuar pyetja: “A don me t’q**”.
Kjo ka bërë që viktima ta denoncojë rastin në polici, anise deri tani i dyshuari është në arrati. Njësitet policore janë vënë në lëvizje për të gjetur të dyshuarin, të cilin e kanë ftuar që të paraqitet në stacion për intervistim.
Ndërkohë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar “Ngacmim”.
Kurse posa të kapet i dyshuari, pritet të merren masa tjera ligjore nga autoritetet.