20-vjeçari që humbi jetën pas sherrit në Velipojë ishte jetim
Ky që shihni në foto është Myzerim Zeneli. Ai ishte 20-vjeçar dhe ka humbur jetën pas përplasjes me armë në Velipojë.
Mësohet se i riu kishte vetëm një ditë që kishte filluar të punonte si kamerier në hotelin e “Gocaj”, por ka rezultuar që dita e parë e punës, të ishte dita e fundit e jetës së tij. Mësohet se më herët 20-vjeçari ka humbur babain.
Mbrëmjen e djeshme Velipoja është tronditur, pasi pas një përplasje me armë mes pronarëve të hotel “Fatazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj” kanë mbetur të vrarë katër persona, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Të plagosurit nga ajo ngjarja tragjike në Velipojë janë Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli, 17 vjeç. Kurse, të vrarë kanë mbetur Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç.